RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg merr pjesë në stërvitjen e brigadës gjermane

stoltenberg-merr-pjese-ne-stervitjen-e-brigades-gjermane

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka planifikuar të vizitojë Lituaninë këtë verë, ku do të marrë pjesë në një manovër ushtarake të brigadës gjermane për të forcuar mbrojtjen e vendit partner në krahun lindor të aleancës.

“Brigada do të zhvillojë manovra ushtarake në vendin baltik, në qershor”, tha Stoltenberg për gazetarët.

Stoltenberg ka planifikuar të marrë pjesë në stërvitjen “Griffin Storm”, një nga katër manovrat kryesore ushtarake të planifikuara, këtë vit nga brigada gjermane.

“Rreth 800 deri në 900 ushtarë pritet të marrin pjesë në stërvitje”, sipas ushtrisë lituaneze.

Pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar, NATO vendosi të forcojë krahun e saj lindor.

Lituania kufizohet me enklavën balltike të Rusisë, Kaliningrad, si dhe me Bjellorusinë, e cila është aleate e Moskës.

Lituanezët e shohin luftën e Kremlinit kundër Ukrainës si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre kombëtare.

“Stërvitja do të demonstrojë aftësitë për të vendosur forcat e caktuara që njohin zonën, që dinë të angazhohen me forcat lituaneze dhe që stërviten dhe stacionohen në Lituani”, tha Stoltenberg.

“Kjo rrit aftësinë tonë për të dërguar shpejt trupat atje ku nevojitet”, shtoi shefi i NATO-s. /atsh

Related posts

Ndërron jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

admin

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

RTI

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

rezart morina