RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg të hënën në Kosovë

stoltenberg-te-henen-ne-kosove

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Në një njoftim të NATO-s, thuhet se ai do të vizitojë edhe Serbinë, Bosnje e Hercegovinëmn dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit më 19 nëntor Stoltenberg udhëton në Bosnjë e Hercegovinë, më 20 nëntor vazhdon në Kosovë kur do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se më 21 nëntor ai vizitën e vazhdon në Serbi ku takohet me kryeministren Ana Bërnabiq dhe presidentin Aleksandar Vuçiqin dhe pas Serbisë viziton Maqedoninë e Veriut.

Takimi me presidenten Vjosa Osman, siç mëson KOHA, do të mbahet në orën 15:00. Pas Osmanit ai pritet ta takojë Kurtin.

Related posts

FOTO/ Bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në aeroportin japonez, anulohen mbi 80 fluturime

admin

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

Muhamet Ramadani

Izraeli paralajmëron sërish sulm ndaj Iranit: S’po kërkojmë konflikt, por i kemi sytë hapir ndaj çdo rreziku të mundshëm

admin