Studentët në Universitetin McGill në Montreal, Kanada, kanë ngritur kampin e parë të protestës në vend për Gazën.
Ata po kërkojnë heqjen e fondeve të lidhura me shtetin sionist dhe ndërprerjen e lidhjeve me institucionet akademike sioniste në universitetet McGill dhe Concordia.
Universiteti ka deklaruar se kampe të tilla nuk lejohen, duke përmendur potencialin për përshkallëzim dhe konfrontim, siç shihet në disa kolegje amerikane e gjermane.
Tanimë lloje të tilla të kampeve studentore në solidaritet me Gazën janë ngritur në shumë vende si SHBA, Gjermani, Australi, Britani etj.