RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ombudsmanja e Francës paralajmëron policinë për përdorimin e forcës joproporcionale në protesta

ombudsmanja-e-frances-paralajmeron-policine-per-perdorimin-e-forces-joproporcionale-ne-protesta

Ombudsmanja e Francës paralajmëroi policinë për përdorimin e forcës joproporcionale në protestat kundër reformës së pensioneve transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga zyra e Ombudsmanit të Francës lidhur me protestat kundër reformës së pensioneve, thuhet se Ombudsmanja franceze Claire Hedon tërheq vëmendjen se përdorimi i forcës joproporcionale dhe arrestimet e kryera nga policia në protesta mund të rrisin tensionin.

Më tej në deklaratë theksohet se Hedon paralajmëroi autoritetet franceze, duke theksuar se është e shqetësuar përballë ankesave të ardhura në zyrën e Ombudsmanit si dhe nga deklaratat e dëshmitarëve, lajmet e shkruara, pamjet në median sociale lidhur me shkeljen e rregullave profesionale të policëve gjatë garantimit të rregullit në protesta.

Po ashtu bëhet e ditur se Hedon ka nënvizuar nevojën për zbatimin e rregullave etike profesionale për të rritur besimin dhe për të pakësuar tensionin mes policisë dhe popullit.

Në Francë që nga 16 marsi janë mbajtur 1.200 protesta pa leje

Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin në një deklaratë për shtypin lokal njoftoi se që nga 16 marsi e deri më tani në të gjithë vendin janë mbajtur 1.200 protesta pa leje kundër reformës së pensionit.

Darmanin informoi se mbi 300 efektivë të xhandarmërisë dhe policisë janë plagosur në protestat kundër reformës që vazhdojnë prej javësh dhe ka ndarë mesazhin për solidarizim me policinë.

Në anën tjetër, Partia Unioni Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë, aleanca e gjerë opozitare Nupes dhe kryeministrja Elisabeth Borne aplikuan në Këshillin Kushtetues lidhur me përputhshmërinë kushtetuese të reformës e cila u miratua përfundimisht dje.

Related posts

Islamofobia në ShBA me rritje marramendëse

rezart morina

Morawiecki: Lufta e Rusisë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe BE-së

admin

Osmani në Parlamentin Evropian: Koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës

rezart morina