RTV AHIRETI
Shëndetësi

Studimi: Frymëmarrja me gojë mund të çojë në bllokim të hundëve

studimi:-frymemarrja-me-goje-mund-te-coje-ne-bllokim-te-hundeve

Bllokimi i hundës (64%), dhimbja e sinuseve (31%) dhe lufta për të fjetur (30%) janë të gjitha pasojat e mundshme – të frymëmarrjes përmes gojës dhe jo hundës, ka zbuluar një studim.

Simptoma të tjera kryesore të kongjestionit të hundës që britanikët përjetojnë rregullisht përfshijnë rrjedhjen e hundëve (33%), vështirësi në frymëmarrje (31%) dhe mbajtjen zgjuar gjatë natës (38%) – gjë që çon në 28% të ndjehen të lodhur gjatë gjithë ditës.

Një studim me 2,000 persona të rritur zbuloi se këto simptoma të zakonshme të kongjestionit kanë dy herë më shumë gjasa të prekin ata që marrin frymë përmes gojës – 31%, krahasuar me vetëm 15% të atyre që marrin frymë nga hunda.

Përkundër kësaj, më shumë se një në 10 persona të rritur (13%) janë “marrin frymë me gojë”, me këtë shifër që rritet në 18% të të anketuarve teksa ata janë në gjumë.

Dhe ndoshta çuditërisht, vetëm 56% e atyre që marrin frymë përmes gojës pohojnë se cilësia e tyre e gjumit është e mirë – krahasuar me 68% të atyre që kryesisht marrin frymë përmes hundës.

Studimi u realizua nga Olbas, të cilit është bashkuar edhe doktori britanik Roger Henderson, një mjek i përgjithshëm mbi 30 vjet, i cili tha: “Frymëmarrja përmes gojës mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore, krahasuar me atë kur merrni frymë përmes hundës”.

“Marrja frymë nga goja mund të shkaktojë që trupi t’i dërgohet më pak oksigjen dhe një nga problemet që mund të shkaktojë është shqetësimi në gjumë dhe rritja e lodhjes. Ajo gjithashtu shkakton tharjen e gojës, e cila nga ana tjetër rrit rrezikun e prishjes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Mund të ketë gjithashtu një rrezik të shtuar të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si dhe inflamacion të bajameve dhe adenoideve”.

Dhe Dr. Roger Henderson shtoi: “Për të ndihmuar në reduktimin e frymëmarrjes me gojë dhe kongjestionin e hundës, përdorni një sprej fiziologjik ose dekongestant hundor dhe flini në shpinë me një jastëk shtesë për të mbështetur kokën dhe për të ndihmuar në nxitjen e frymëmarrjes me hundë”, shkruan Mirror.

Related posts

Zbuloni ushqimet më të mira që heqin mërzitjen

admin

E shëndetshme dhe e shijshme, por jo çdo person mund ta konsumojë: Kush nuk duhet të hajë hithra ?

RTI

Rritet numri i lindjeve të parakohshme

admin