Me siguri shumë prej jush mundoheni të evitoni një pjatë me makarona duke menduar se ndikon në shtimin e kileve. Sidomos në mbrëmje mendoni se ato do të ndikojnë edhe në gjumin tuaj. Por duket se me kalimin e kohës edhe mitet thyhen.
Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore ‘The Lancet Public Health’ nënvizon se të hash makarona në vaktin e mbrëmjes në fakt nuk ju shëndosh aspak dhe për më tepër ju ndihmon që të shpëtoni nga pagjumësia. Kjo ndodh sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani një aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.
Studimi nxori në pah se një pjatë me pasta mund të konsumohet në orët e fundit të ditës sidomos në kohën kur jemi të stresuar dhe vuajmë nga pagjumësia. Një studim i fundit italian ka zbuluar se, edhe pse përmbajnë karbohidrate, makaronat nuk të shëndoshin. Kjo është e vërtetë kur shoqërohen nga një dietë mesdhetare e pasur me perime dhe vaj ulliri.
Nëse konsumohen në mënyrë të tillë, ndikojnë në një ulje të lehtë të Masës së Indeksit Trupor. Kërkuesit shkencorë italianë kanë analizuar dietat e më shumë se 23 000 personave.
Ata i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të mbanin shënim gjithçka që konsumonin gjatë ditës e më pas u pyetën nëpërmjet telefonit mbi dietën e tyre. Sasia e makaronave që kishin konsumuar gjatë ditës u standartizua dhe u krahasua me Masën e Indeksit Trupor. Studiuesit dolën në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje mes ngrënies së makaronave dhe rritjes së peshës trupore.