RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Studimi: Përdorimi i kokainës është rritur në të gjithë Evropën

studimi:-perdorimi-i-kokaines-eshte-rritur-ne-te-gjithe-evropen

Përdorimi i kokainës është rritur në të gjithë Evropën, sipas një studimi të publikuar këtë të mërkurë.

Studimi, më i madhi deri më sot nga agjencia evropiane e monitorimit të barnave me bazë në Lisbonë, EMCDDA, analizoi ujërat e zeza në zonat ujëmbledhëse të impianteve të trajtimit që u shërbejnë rreth 54 milionë njerëzve në 104 qytete evropiane, shkruan Reuters.

Gjithashtu, studimi analizoi mostrat e mbledhura gjatë një periudhe njëjavore midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar për gjurmë kokaine, amfetamine, metamfetamine, MDMA/ekstazi, ketaminë dhe kanabis dhe zbuloi se përdorimi i drogës ishte më i madh se në studimet e mëparshme.

Rezultatet treguan një “rritje të vazhdueshme të zbulimeve të kokainës”, një trend i vërejtur që nga viti 2016, dhe se më shumë qytete kishin raportuar gjurmë të metamfetaminës, e njohur gjithashtu si meta kristal.

Më shumë se gjysma e 66 qyteteve evropiane me të dhëna për 2021 dhe 2022 regjistruan rritje të mbetjeve të kokainës. /abcnews

Related posts

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, një në pranga

admin

Të paktën 145 veta dyshohet se kanë vdekur në tragjedinë e R. D. të Kongos

admin

Nëse vuani nga ky problem shëndetësor, mos fusni kurrë spinaq në gojë

admin