RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Studimi që përmbys historinë e piramidave të Egjiptit…

studimi-qe-permbys-historine-e-piramidave-te-egjiptit…

Një analizë e re sfidon datimin zyrtar të Piramidës së Keopsit, duke e vendosur mijëra vjet më herët.

Një studim i ri ka ndezur debate të ashpra në botën arkeologjike, duke sfiduar kronologjinë zyrtare të Piramidës së Madhe të Keopsit në Gizah. Autori, inxhinieri italian Alberto Donini, propozon se kjo mrekulli e botës së lashtë nuk u ndërtua rreth viteve 2580-2560 P.E.S, siç e pranon egjiptologjia tradicionale, por mijëra vjet më parë, midis viteve 37.000- 9.000 P.E.S.

Kjo hipotezë revolucionare, bazohet në një metodë të re të quajtur ‘erozioni relativ”. Metoda e Doninit krahason nivelin e erozionit në gurët e piramidës me ato të njohura më herët, siç është mbulesa e hequr rreth 675 vjet më parë.

Sipas tij, erozioni linear tregon se struktura është shumë më e vjetër, me një probabilitet 68.2 për qind për datat e propozuara. Ai shkon më tej, duke argumentuar se faraoni Khufu (Keopsi) nuk e ndërtoi, por e restoroi piramiden, pasi analizat e karbonit-14 në llaçin organik vijnë nga punë restaurimi, jo origjinale.

Madje, Donini dyshon funksionin e saj si varr, duke e quajtur një mister të pazgjidhur. Egjiptologia Corinna Rossi nga Universiteti Politeknik i Milanos, e kundërshton këtë tezë. “Erozioni nuk është konstant. Ai nuk varet vetëm nga koha, por nga rëra, reshjet dhe mbulimi i bazave deri në epokën moderne”- thotë ajo.

Kronologjia zyrtare mbështetet në gjetje arkeologjike, karbonin-14, tekste hieroglifike dhe dëshmi astronomike, me një pasiguri maksimale 100 vitesh. Ky debat nxjerr në pah tensionin mes inovacionit dhe traditës.

Nëse vërtetohet, studimi mund të rishkruajë historinë e Egjiptit të Lashtë, duke hapur dyert zbulimit të civilizimeve të harruara. Megjithatë, Rossi thekson koherencën e dy shekujve egjiptologjie: piramidat evoluuan si varre mbretërore.

Donini i pranon pasiguritë e tezës, por insiston se rendi i madhësisë nuk mund të jetë aq i gabuar. Ndërkohë, bota pret verifikime të pavaruara të këtyre pretendimeve /tesheshi

Related posts

Visametric-ut i ndalohet marrja e parave për kthim të pasaportës

Muhamet Ramadani

Sveçla: Ka mbaruar koha kur veriu kontrollohej nga strukturat kriminale të Serbisë

admin

Erdoğan dhe Biden do të takohen në samitin e NATO-s në Vilnius

admin