RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Iluzion të besohet se ndarja e Ukrainës mund ta ndalë luftën

zelensky:-iluzion-te-besohet-se-ndarja-e-ukraines-mund-ta-ndale-luften

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “iluzion” të besohet se lufta atje mund të ndalet duke e ndarë Ukrainën, teksa ka shtuar se veprimet e presidentit rus ia kujton Marrëveshjen e Munihut të vitit 1938.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih, ai ka kritikuar Evropën se nuk është prezentë të tavolinën e bisedimeve për paqe, raportoi Guardian.

“Do të ishte iluzion të besohej se kjo luftë mund të përfundojë duke e ndarë Ukrainën, ashtu siç ishte iluzion të besohej se sakrifikimi i Çekosllovakisë do ta shpëtonte Evropën nga një luftë e madhe”, ka thënë ai referuar Marrëveshjes së dështuar të Munihut e cila i dha mundësi Gjermanisë ta aneksonte fillimisht një pjesë të Çekosllovakisë për të vazhduar më tej me okupimin e plotë.

Zelensky ka shtuar se Ukraina ka provuar çdo gjë që ta parandalonte luftën, por se nuk ka marrë ndonjë ndihmë serioze nga administrata e kaluar amerikane.

Ka theksuar tutje se “Ukraina është e gatshme për një marrëveshje që sjell paqe për ne, Ukrainën dhe Evropën”. Ndërkohë, ka kërkuar ndihmë në infrastrukturën e energjisë, më shumë raketa dhe integrim në BE.

Related posts

Irani paralajmëron sulme të afërta ndaj objekteve të mëdha të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit

Irfan Jahiu

SHBA-ja i premton Izraelit mbështetje të palëkundshme, Biden: Do bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur nga…

admin

Polonia me një marrëveshje 10 miliardë dollarë do të blejë nga SHBA-ja 96 helikopterë sulmues “Apache”

admin