RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhi dëbore në Ballkan, dëmtohen rrjetet elektrike dhe bllokohet rrugë

stuhi-debore-ne-ballkan,-demtohen-rrjetet-elektrike-dhe-bllokohet-rruge

Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më shumë se 25,000 familje në Serbi pa energji elektrike të dielën, ndërsa si pasojë e pemëve të rëna nga moti i keq në vendet fqinje, Kroaci e Mal të Zi u ndërpre trafiku rrugor.

Në Kroaci, autoritetet dhanë alarmin për rajonet përgjatë bregut të Adriatikut, për shkak të erërave veriore, që sipas vlerësimeve mund të arrijnë deri në 130 km në orë.

Autoritetet në qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë brenda, ndërsa erërat e forta të shtunën, shkatërruan çatinë e një shkolle, rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike, fundosën një anije të vogël turistike dhe ndërprenë trafikun përgjatë bregdetit.

Më shumë se 250 kilometra rrugë lokale në pjesën malore , në juglindje të Serbisë, u mbyll, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që arritën deri në 2 metra lartësi sipas medias lokale.

Autoritetet boshnjake ndaluan përdorimin e kamionëve të rëndë në rajonet malore për shkak të reshjeve të borës dhe rrugëve me ngricë.

Meteorologët kanë bërë të ditur se temperaturat e ulëta dhe stuhitë e borës në të gjithë Ballkanin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /tch

Related posts

Dogana sekuestron 130 paketime me barna te kontrabanduara në Prishtinë

rezart morina

Kryeministri holandez kërkon falje në emër të qeverisë për përfshirjen e kaluar të vendit në skllavëri

admin

Blinken: Më trishtoi thellësisht kur pashë drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Turqi

rezart morina