RTV AHIRETI
Lajme

Subvencionimi i teksteve shkollore, reagon Iniciativa CorrWatch

subvencionimi-i-teksteve-shkollore,-reagon-iniciativa-corrwatch

Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësim publik për procesin e kundërligjshëm, për herë të dytë, të kalimit të obligimeve ligjore për furnizim me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në subvencione tek prindërit. 

CorrWatch përmes një reagimi ka bërë të ditur se ky veprim nuk është vetëm shkelje e detyrimeve ligjore nga MASHTI, por është gjithashtu shkakton një barrë të panevojshme për prindërit, që për më tepër mund të ndikojë në fillimin me kohë të procesit mësimor duke ndikuar negativisht tek nxënësit.

Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë, MASHTI  ka lënë hapësirë të gjerë për keqpërdorime por gjithashtu tregon një mungesë të kontrollit të mirëfilltë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike”.

Poashtu, përmes reagimit nga Iniciativa CorrWatch thuhet se “fakti që nuk ka informacione të sakta mbi çmimin e librave dhe koston totale të këtij procesi, tregon një mungesë të theksuar të planifikimit të duhur dhe të menaxhimit të përgjegjësive shtetërore. Për më tepër. vitin e kaluar, kjo mënyrë subvencionimi i ka kushtuar qeverisë  mbi 11 milionë euro—më shumë se vlera e planifikuar për procedurën e negociuar me kompanitë, e që tejkalimi i saj ka qenë arsyetimi i anulimit të procedurës. Në anën tjetër, problemet e raportuara si vonesat në furnizimin me libra, problemet me aplikim si dhe ankesat e prindërve që ende nuk janë kompensuar, dëshmojnë qartë se kjo qasje ka qenë larg të qenit llogaridhënëse, transparente dhe efikase”. /Telegrafi/

The post Subvencionimi i teksteve shkollore, reagon Iniciativa CorrWatch first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dorëzon materiale në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë

RTI

Ukraina: Rusia kreu sulme me dronë në shkallë të gjerë në Kiev

rezart morina

Gjermania shpreh “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e tensioneve Izrael-Iran

admin