RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Rusia kreu sulme me dronë në shkallë të gjerë në Kiev

ukraina:-rusia-kreu-sulme-me-drone-ne-shkalle-te-gjere-ne-kiev

Ushtria ruse ka kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, dhe se të gjithë dronët janë shkatërruar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit thuhet se ushtria ruse gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka kryer sulme me dronë ndaj Kievit.

“Forcat ruse kryesisht në maj kanë rritur sulmet e tyre ajrore kundër kryeqytetit. Banorët e Kievit kryesisht në muajin maj nuk kanë dëgjuar zërat e sirenave vetëm 4 ditë. Këtë natë agresori kreu sërish një sulm të gjerë me dronë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se të gjithë dronët e lëshuar drejt kryeqytetit janë shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Pjesët e disa dronëve të shkatërruar në ajër që kanë goditur struktura civile në lagje të ndryshme të Kievit kanë shkaktuar zjarr, ndërkohë sipas informacioneve aktuale thuhet se nuk është plagosur askush.

Bëhet e ditur se ushtria ruse në muajin maj ka ndërmarrë sulme ajrore për të 11-të herë ndaj Kievit.

Related posts

Armëpushimi Izrael-Liban në ngërç, Netanyahu: Nuk do ta çoj në Knesset për votim, derisa Hezbollahu ta pranojë kushtet!

admin

Qeveria: Në Bruksel Kurti i prezantoi disa kapituj që duhet t’i ketë marrëveshja finale me Serbinë

admin

G7 synon të përdorë paratë e ngrira ruse në ndihmë të Ukrainës “së shkatërruar”

admin