RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, rifillojnë përleshjet pas skadimit të armëpushimit treditor

sudan,-rifillojne-perleshjet-pas-skadimit-te-armepushimit-treditor

Përleshjet e dhunshme kanë rifilluar sot midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pas skadimit të armëpushimit treditor, transmeton Anadolu.

Tinguj bombardimesh artilerie u dëgjuan në Bahri, në veri të kryeqytetit Khartoum, me mjegulla tymi që dilnin nga zona.

Avionë luftarakë u panë gjithashtu duke fluturuar në qytetet Bahri dhe Omdurman.

Në një deklaratë, ushtria tha se forcat e saj po kryejnë operacione kundër forcave të RSF-së, pa dhënë asnjë detaj.

Nuk kishte asnjë koment nga grupi paraushtarak RSF.

Dhuna vjen menjëherë pasi një armëpushim 72-orësh i ndërmjetësuar nga ndërmjetësit sauditë dhe amerikanë përfundoi të martën vonë.

Sudani është goditur nga një konflikt midis ushtrisë dhe RSF-së që nga prilli, në të cilin janë rarë 1.000 civilë dhe janë plagosur 5.000 të tjerë, sipas mjekëve vendas.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), më shumë se 2,2 milionë njerëz janë zhvendosur nga konflikti aktual në Sudan.

Related posts

Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh

Kushtrim Guraj

Qeveria e Viktor Orban mohon se mjetet shpërthyes në Liban të jenë prodhuar në Hungari

admin

Kuzhinat humanitare popullore në Mitrovicë dhe Pejë ushqejnë çdo ditë nga 500 persona

admin