RTV AHIRETI
Lajme

Sudan, rritet në 348 numri i viktimave nga epidemia e kolerës

sudan,-rritet-ne-348-numri-i-viktimave-nga-epidemia-e-koleres

Ministria e Shëndetësisë së Sudanit njoftoi se është rritur në 348 numri i viktimave për shkak të kolerës në vend, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se epidemia e kolerës është përhapur në 9 rajone të vendit ndërsa numri i rasteve ka arritur në 11.079.

Më tej vihet në dukje se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e kolerës ka arritur në 348.

Në 5 rajone të vendit dyshohet për ethe të dengës. Theksohet se 2 persona kanë humbur jetën me dyshimin e kësaj sëmundjeje.

Reshjet dhe përmbytjet që kanë qenë efektive në Sudan që nga qershori e deri më tani, kanë shkaktuar përhapjen e kolerës. Autoritetet sudaneze shpallën kolerën si epidemi më 12 gusht.

Në Sudan ku vazhdon lufta, sistemi shëndetësor nuk funksionon në mënyrë efektive, ndërsa përhapja e sëmundjeve epidemike e vështirëson jetën e njerëzve edhe më shumë.

The post Sudan, rritet në 348 numri i viktimave nga epidemia e kolerës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Putin bën lëvizje reciproke, nënshkruan dekretin për konfiskimin e aseteve amerikane

admin

Vedat Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Qarkun e Westchester Country

rezart morina

Qeveria në Ga’za paralajmëron pa’lestinezët kundër “thirrjeve të dyshimta për kthimin e tyre në veri”

RTI