RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vedat Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Qarkun e Westchester Country

vedat-gashi-zgjidhet-kryetar-i-kuvendit-ne-qarkun-e-westchester-country

Sukseset e shqiptarëve në SHBA nuk kanë të ndalur. Një sukses historik e ka arritur Vedat Gashi. Shqiptari nga Kosova është zgjedhur kryetar i Kuvendit në Qarkun e Westchester Country në SHBA.

Ai u votua nga Bordi i Ligjvenësve të Qarkut me 15 vota pro. Në fjalimin e tij, Gashi tha se është i nderuar me detyrën e re.

Gashi deri më tani ishte në mandatin e dytë të Ligjvënësit së qarkut Westchester të County në New York që ka buxhet në vlerë afro 3 miliardë dollarë.

“Jam i nderuar për besimin që ma dhanë kolegët e mi, me fillimin e këtij kapitulli të ri të lidershipit. Mezi pres të punojë me secilin nga ju për prioritetet e disktriktit tuaj. Do ta konsideroj mandatin tim një sukses nëse jam në gjendje t’ju ndihmoj të gjithëve”, tha Gashi.

Vedat Gashi, në fjalimin e tij theksoi se është i pari shqiptaro-amerikan dhe ligjvënësi i parë i besimit mysliman që mban postin e kryetarit në historinë e qarkut.

Ai foli edhe për fëmijërinë e tij, duke theksuar se kurrë nuk do ta kishte menduar se do ta drejtonte një organ qeveritar.

Shqiptaro-amerikani tha se ai dhe familja e tij u larguan nga Kosova kur ishte rreth katërvjeç.

Më pas ai falënderoi SHBA-në për mikpritjen ndaj familjes së tij në vitin 1986 menjëherë pasi Presidenti Ronald Reagan dhe një Kongres Demokratik bashkëpunuan për të miratuar

Aktin e Reformës së Emigracionit që u ofronte familjeve që ikin nga lufta, persekutimi ose dëshpërimi ekonomik një rrugë drejt shtetësisë.

Related posts

Një dorëheqje poshtëruese për administratën Trump me shkak Iranin

Irfan Jahiu

Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë

Muhamet Ramadani

Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

admin