RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, shkon në 104 numri i të vdekurve nga përmbytjet

sudan,-shkon-ne-104-numri-i-te-vdekurve-nga-permbytjet

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në Sudan është rritur në 104, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Këshilli i Mbrojtjes Civile thuhet se reshjet që kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të vendit kanë shkaktuar shembjen e plotë të pothuajse të 32 mijë shtëpive dhe pjesërisht të 44 mijë shtëpive.

Në deklaratë thuhet se numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet ka shkuar në 104.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet e Lumit Nil, Jazeera, Nili i Bardhë, Kurdufan Perëndimor, Darfur i Jugut dhe Kesele, ku kanë ndodhur fatkeqësi nga përmbytjet.

Menagil, një rajon i Jazeera-s në pjesën qendrore të vendit, u shpall “zonë fatkeqësie” për shkak të vdekjeve dhe humbjeve materiale nga përmbytjet.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka njoftuar se numri i njerëzve të prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet në 15 nga 18 provincat e Sudanit është rritur në 226.000.

Si pasojë e përmbytjeve që përfshijnë Sudanin në periudhën korrik-tetor, më shumë se 100 njerëz humbasin jetën çdo vit dhe dëmtohen dhjetëra mijëra shtëpi, biznese dhe toka bujqësore. /aa

Related posts

Von Cramon: E papranueshme kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve, pres largimin e barrikadave

admin

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

admin

“Dua të bëj një telefonatë…”- Zjarret masive në Athinë shkaktojnë viktimën e parë, 60-vjeçarja gjendet e djegur në ambientin e punës. Si tentoi t’i shpëtojë flakëve duke u futur në tualet

admin