RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE dënon shkeljet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve në rajonin Xinjiang të Kinës

be-denon-shkeljet-e-te-drejtave-te-njeriut-kunder-ujgureve-ne-rajonin-xinjiang-te-kines

Bashkimi Evropian (BE) deklaroi se do të vlerësojë përmbajtjen e raportit të shpallur nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut dhe dënon edhe një herë shkeljet e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur në Xinjiang të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se BE-ja përshëndet Zyrën e OKB-së për publikimin e shqetësimeve e saj për shkeljen e të drejtave të njeriut, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali tha: “Ne jemi duke vlerësuar përmbajtjen e raportit dhe do ta publikojmë reagimin tonë kur të vijë koha. Megjithatë, siç kemi thënë më parë, BE-ja dënon fuqishëm shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe pjesë të tjera të Kinës, veçanërisht dënon ashpër persekutimin e ujgurëve dhe pakicave kombëtare, fetare dhe etnike”.

Massrali theksoi se BE-ja ka diskutuar çështjen e rajonit Xinjiang me zyrtarët kinezë për vite me radhë, duke e sjellë atë në agjendë në forume të caktuara, duke përfshirë samitin BE-Kinë në fillim të këtij viti dhe bisedimet dypalëshe të nivelit më të lartë.

Raporti i OKB-së

Në raportin prej 48 faqesh, thuhet se janë intervistuar 23 ujgurë, 16 kazakë dhe 1 turk kirgiz që jetonin në Xinjiang, dhe se 26 prej tyre ose u arrestuan arbitrarisht në intervale të rregullta që nga viti 2016 ose ndodheshin me forcë në kampet e edukimit të Kinës.

Në raport ku thuhet se “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut janë kryer në emër të luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit” në rajonin Xinjiang dhe se këto shkelje “mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit”, më tej thuhet se “ligjet kundër terrorizmit, mbi të cilat bazohen shkeljet e të drejtave, janë mjaft problematike për sa i përket normave dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ka përkufizime të paqarta, të gjera dhe të hapura në këtë ligj, që lejon hetim të gjerë, ndalim dhe presion të autoriteteve në rajon”.

Në raport thuhet se trajtimi i personave që mbahen në kampet e riedukimit në rajon është alarmant dhe raportet për torturë, keqtrajtime dhe trajtim të detyrueshëm mjekësor janë të besueshme, po ashtu deklarohet se dokumentet e aksesuara nga Komisariati nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë një bilanc neto të shkeljeve të të drejtave në fjalë, por se, “mjedisi diskriminues në kampet e riedukimit është i mjaftueshëm për të konfirmuar se shkeljet e të drejtave të njeriut në këto objekte kanë ndodhur në një aks të gjerë”.

“Identiteti fetar, liria e shprehjes, privatësia dhe liria e lëvizjes janë të ndaluara në mënyrë të paligjshme”, thuhet në raport, duke shtuar se anëtarët e pakicës muslimane të mbajtur në kampet e riedukimit janë të privuar nga të drejtat e tyre themelore të njeriut.

Përgjigja e Kinës ndaj shkeljeve

Ndërsa Kina nuk dha informacion se sa kampe ka në Xinjiang, sa njerëz ka në to dhe sa nga këta njerëz janë kthyer në jetën shoqërore, Kina lejoi që disa kampe të përcaktuara të shiheshin pjesërisht nga një numër i vogël i diplomatëve të huaj dhe gazetarëve.

Zëdhënësit e qeverisë së Pekinit i përshkruan akuzat për punësim të detyruar si, “gënjeshtra të krijuara nga forcat anti-kineze” dhe argumentuan se situata e të drejtave të njeriut në vend po përpiqet të shpifen si të pavërteta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Vinbin, në përgjigje ndaj akuzave të publikuara në shtyp në lidhje me të dhënat e policisë për shkeljet më 24 maj, tha: “Kjo për të cilën po flisni është shembulli i fundit i përpjekjeve të forcave anti-kineze për të shpifur ndaj Kinës. Këto janë vetëm përsëritje të mashtrimeve të vjetra. Ata nuk mund të lënë në hije gjykimin e botës duke përhapur thashetheme dhe gënjeshtra. Ata nuk mund ta fshehin faktin se ka stabilitet dhe prosperitet në Xinjiang dhe se njerëzit që jetojnë atje janë të kënaqur dhe të lumtur me jetën e tyre”. /aa

Related posts

55 vjeçarja, u shpëtua pas 122 orësh nga rrënojat

admin

Izraeli po përdor kundër Gazës armë nga depot e SHBA-së atje

rezart morina

Putin: Turqia, një “rrugë e besueshme” për dërgesat e gazit nga Rusia

admin