Përleshjet në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum rifilluan sot midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), pas një armëpushimi njëditor, raporton Anadolu.
Përleshje me armë të rënda dhe të lehta u raportuan pranë urës Halfaya, e cila lidh qytetin Omdurman me Bahri, në veri të Khartoumit.
Avionë ushtarakë mund të shiheshin gjithashtu duke fluturuar mbi zonë. Dhuna shpërtheu përsëri pas një armëpushimi njëditor mes dy rivalëve ndërluftues që përfundoi herët mëngjesin e sotëm.
Ushtria dhe Forca e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) nënshkruan një armëpushim 24-orësh të premten. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite thuhet se takimi u mbajt në Xheda me qëllim të ndalimit të konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe RSF.
Lufta midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka marrë jetën e afro 1.000 personave dhe ka zhvendosur mbi një milion që nga mesi i prillit.