RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudani rihap hapësirën ajrore për aviacionin civil në lindje të vendit

sudani-rihap-hapesiren-ajrore-per-aviacionin-civil-ne-lindje-te-vendit

Autoriteti i Aviacionit Civil të Sudanit ka rihapur hapësirën ajrore në pjesën lindore të vendit për trafikun ajror, transmeton Anadolu.

Autoritetet thanë se kishin rihapur “hapësirën ajrore të Sudanit për trafikun ajror në rrugët lindore të vendit, duke filluar nga sot”.

Një qendër alternative për navigimin ajror u krijua në qytetin e Port Sudanit në lindje të vendit.

Hapësira ajrore e Sudanit u mbyll fillimisht në mes të prillit për shkak të përleshjeve midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë që kanë shkatërruar vendin.

Related posts

Ish-bashkëpartiakët e kritikojnë Kurtin për dialogun: Hoqi dorë nga njohja nga Serbia

admin

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

admin

Abuzimi me vlerë mbi 1 mln euro te Byroja e Sigurimeve, 1 muaj paraburgim për 4 nga 39 të dyshuarit

admin