RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Suedi, policia ndërhyn ndaj protestës në mbështetje të Palestinës

suedi,-policia-nderhyn-ndaj-protestes-ne-mbeshtetje-te-palestines

Policia në Stokholm të Suedisë arrestoi 30 studentë të Institutit Mbretëror të Stokholmit (KTH) të cilët mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.

Policia shpërndau protestën paqësore që studentët vazhdonin duke ngritur tenda në kampusin KTH.

Në orët e mëngjesit të sotëm policia paralajmëroi studentët që të largohen nga zona dhe ndërhyri ndaj studentëve duke theksuar se i kanë përdorur të drejtat e tyre demokratike.

Gjatë kësaj, 30 studentë që i rezistuan policisë duke u përqafuar me njëri-tjetrin u arrestuan dhe u dërguan në komisariat.

Gjithashtu një grup studentësh që reaguan ndaj vendimit të policisë, protestuan kundër ndërhyrjes së policisë duke ngritur tenda para Parlamentit të Suedisë.

Me një protestë që nisën në kampusin e universitetit më 20 maj, studentët e KTH iu bashkuan protestave universitare të cilat filluan në mbështetje të Palestinës në Universitetin Columbia të SHBA-së dhe që u përhapën në shumë vende.

Related posts

I hoqën celularin, 16-vjeçari vret prindërit dhe motrën! Pasi kreu krimin hëngri drekën e shkoi në palestër, trupat u gjetën të dekompozuar

admin

Policia izraelite ndërhyn ndaj protestuesve në Tel Aviv që kërkuan zgjedhje të parakohshme

admin

“Dinari”/ “Qeveria e Kosovës do mbahet përgjegjëse”, SHBA e prerë: Serbët në Kosovë nuk po marrin dot pensionet. Po punojmë për…

admin