Para ambasadës së Izraelit në Suedi është mbajtur protestë në mbështetje të palestinezëve të cilët prej më shumë se dy muajsh janë të ekspozuar ndaj sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Qytetarët të cilët u organizuan përmes rrjeteve sociale u mblodhën para ambasadës izraelite në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.
Pjesëmarrësit në protestë kërkuan që sulmet izraelite në Gaza të karakterizohen si krime lufte.
Protestuesit kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza. Ata mbanin pankarta me mbishkrime si “Palestina e lirë, Gaza e lirë”, “Stop gjenocidit” dhe “Bojkoto Izraelin”.
Duke reaguar ndaj mbështetjes që Suedia dhe SHBA-ja i kanë dhënë Izraelit, qytetarët e mbledhur janë shprehur se këto dy shtete janë bashkëfajtorë në krimet e luftës të kryera nga Izraeli.
Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Jashtëm suedez, Tobias Billstrom.
İsveç Stockholm’de İsrail Büyükelçiliği önünde buz gibi havada insanlar ellerinde Filistin bayrağıyla Katil İsrail diye haykırıyor.. pic.twitter.com/jyRQZXBWjf
— Marginale (@themarginale) December 23, 2023