Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, ka njoftuar se vendi ka vendosur të mbyll përkohësisht ambasadën suedeze në Bejrut për shkak të rreziqeve të sigurisë, transmeton Anadolu.
Duke folur për kanalin suedez ‘TV4’, Billstrom tha se vendimi për të mbyllur ambasadën gjatë gjithë muajit gusht është për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
Ai tha se zyrtarët udhëzuan diplomatët në Bejrut të largohen nga Libani, si dhe njoftoi se diplomatët do të vendosen përkohësisht në Qipron Greke.
Billstrom theksoi se mbyllja e përkohshme mund të zgjatet nëse është e nevojshme bazuar në situatën e sigurisë.
Shefi i diplomacisë suedeze lëshoi një paralajmërim më 27 korrik që theksoi rrezikun e konfliktit në rajon dhe tha se për shkak të situatës së rrezikshme dhe të paparashikueshme në Liban, qeveria rekomandon që shtetasit suedezë të largohen nga vendi.
“E kam thënë disa herë dhe e them përsëri. Është e nevojshme që qytetarët suedezë të largohen nga Libani dhe të përmbahen nga udhëtimi në vendin në fjalë”, shkroi Billstrom në rrjetin social X.