RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Presidenti amerikan shpreh ngushëllime për tërmetet vdekjeprurëse në Turqi

presidenti-amerikan-shpreh-ngushellime-per-termetet-vdekjeprurese-ne-turqi

Presidenti amerikan Joe Biden i përcolli ngushëllimet e tij presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit, raporton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit të Turqisë përmes një kumtese bëri të ditur se Biden zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan, ku i shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në tërmetet, duke u uruar shërim të plagosurve.

Të paktën 2.316 njerëz humbën jetën dhe 13.293 të tjerë u plagosën në 10 provinca për shkak të dy tërmeteve të forta që goditën pjesën jugore të Turqisë.

Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi provincën Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbrë prej rreth 9.700 personash.

Turqia shpalli shtatë ditë zi kombëtare për shkak të humbjeve të mëdha të jetëve të njerëzve dhe pronës të shkaktuara nga tërmetet, si dhe lëshoi një alarm të nivelit të katërt, i cili përfshin një thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Related posts

Erdogan është fitues i zgjedhjeve në Turqi

admin

Nis peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit

admin6

Palestinezët e arrestuar në Gaza akuzojnë Izraelin për tortura

rezart morina