RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm ndaj një poste të policisë në Niger, vriten të paktën 10 pjesëtarë të sigurisë

sulm-ndaj-nje-poste-te-policise-ne-niger,-vriten-te-pakten-10-pjesetare-te-sigurise

Të paktën 10 pjesëtarë të sigurisë u vranë në një sulm ndaj një poste të policisë Niger, dhe dy sulmues u neutralizuan në përleshjet pasuese, transmeton Anadolu.

Posta e policisë në Assamaka, një pikë kyçe tranziti për migrantët nga Afrika Perëndimore, u sulmua nga persona të armatosur në gjashtë automjete “pickup” të hënën, raportoi media franceze RFI.

Disa burime sigurie të Nigerit thanë se të paktën 10 ushtarë dhe dy sulmues u vranë në sulm.

Më 20 dhjetor, Aleanca e Shteteve të Sahelit (AES), që përfshin Nigerin, Malin dhe Burkina Fason, zyrtarisht nisi një forcë të përbashkët ushtarake prej 5.000 trupash të njohur si Forca e Bashkuar e AES-it (FU-AES).

Forca u inaugurua në një ceremoni në Bamako, ku mori pjesë udhëheqësi i Malit, Assimi Goita. Ajo komandohet nga gjenerali i Burkina Fasos, Daouda Traore ndërsa selia qendrore është në Niamey.

E projektuar për të kryer operacione të përbashkëta kundër terrorizmit, për të rritur sigurinë kufitare dhe për të përmirësuar ndarjen e inteligjencës, forca shënon hap drejt mbrojtjes kolektive midis tre vendeve të udhëhequra nga junta, të cilat janë distancuar nga partnerët perëndimorë dhe Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS).

Ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar mobilizim të plotë të menjëhershëm, kuadri i ri ligjor i jep qeverisë mundësinë për të përshkallëzuar shpejt situatën nëse kërcënimet e sigurisë intensifikohen, duke theksuar fokusin e juntës në kohezionin e brendshëm dhe solidaritetin rajonal mes paqëndrueshmërisë së vazhdueshme.

Related posts

Autobusi me 40 persona bie në lumin Padma në Bangladesh, dyshohet për shumë viktima

Muhamet Ramadani

Donald Trump kritikon udhëheqësit evropianë: Janë liderë të dobët, nuk dinë çfarë të bëjnë! Ukraina duhet të shkojë në zgjedhje

admin

Guterres: Evakuimi i veriut të Gazës “thjesht i pamundur”

admin