RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulme ndaj forcave izraelite në Jenin dhe Tubas

sulme-ndaj-forcave-izraelite-ne-jenin-dhe-tubas

Krahut i armatosur i grupit Xhihadi Islamik Palestinez, Brigadat al Kuds, ka njoftuar se luftëtarët e tij kanë kryer një sërë sulmesh ndaj ushtarëve izraelitë gjatë bastisjeve në Jenin dhe Tubas, në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në një deklaratë, grupi tha se në Tubas luftëtarët shënjestruan një patrullë izraelite në këmbë me një pajisje shpërthyese antipersonale në zonën Wadi al-Tayaseer.

Sipas njoftimit, shpërthime janë aktivizuar gjithashtu kundër automjeteve ushtarake izraelite në zonat al-Ziyoud dhe al-Bir, në qytetin Silat al-Harithiya në Jenin. Grupi pretendoi se luftëtarët e tij kanë nxjerrë jashtë funksioni një autoveturë ushtarake izraelite me katër rrota në al-Ziyoud dhe se pati viktima mes trupave izraelite gjatë përplasjes. /mesazhi

Related posts

Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane vazhdon pavarësisht njoftimit të Trumpit

Irfan Jahiu

Rusia furnizon për herë të parë bazat ushtarake në Siri sipas marrëveshjes së re

Muhamet Ramadani

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Irfan Jahiu