Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael, që siç thotë ai është i paprecedentë. Me shpresën që nuk do të përshkallëzohet, Presidenti thotë se nëse vazhdon do të mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.