RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulme të reja izraelite godasin Libanin jugor

sulme-te-reja-izraelite-godasin-libanin-jugor

Një valë e re sulmesh izraelite goditi të mërkurën qytete në jug të Libanit, raportoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve, NNA, transmeton Anadolu.

Zona Dawha e Kfar Rummanit dhe periferia e kodrës Al-Dabsha u goditën nga bombardimet e artilerisë së ushtrisë izraelite, tha agjencia.

Një avion luftarak izraelit goditi gjithashtu zonën Al-Araish, mes qytezave Hadatha dhe Haris.

Dy sulme ajrore izraelite goditën qytezat Sarbin dhe Mansouri, shtoi agjencia.

Sulmet vijnë pasi ushtria libaneze njoftoi se ushtria izraelite ka shkelur 7.700 herë marrëveshjen kornizë me Libanin, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që nga nënshkrimi i saj në qershor.

Related posts

Rritet në 80 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

Policia e Kosovës aksion në veri, zbulohen armë e granata, nuk raportohet për të arrestuar

admin

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! Trump: Po sillemi me edukatë, se mund ta kishim shkatërruar plotësisht!

admin