RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet ajrore ruse shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në Ukrainë, vritet një person në Kiev

sulmet-ajrore-ruse-shenjestrojne-infrastrukturen-energjetike-ne-ukraine,-vritet-nje-person-ne-kiev

Ukraina tha të martën se sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të vendit, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë në kryeqytetin Kiev, transmeton Anadolu.

“Në distriktin Vyshhorod, një zjarr shpërtheu në një shtëpi private dykatëshe si rezultat i një sulmi armik. Fatkeqësisht, një grua e lindur në vitin 1949 vdiq”, shkroi në Telegram Mykola Kalashnik, guvernatori i rajonit të Kievit, duke konfirmuar se edhe tre të tjerë u plagosën.

Kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Tymur Tkachenko, shkroi veçmas se të paktën katër persona janë plagosur deri më tani në kryeqytetin ukrainas për shkak të sulmit.

Ndërkohë, Ministria e Energjisë e Ukrainës njoftoi se infrastruktura energjetike e vendit ishte në shënjestër gjatë sulmeve të martën në mëngjes.

“Për shkak të kësaj, ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike janë vendosur në një numër rajonesh të Ukrainës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ekipet e shpëtimit dhe punonjësit e energjisë do të fillojnë të eliminojnë pasojat e sulmit për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në këto rajone sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende për sulmet.

Related posts

Peruja paditi me 4.5 miliardë dollarë kompaninë spanjolle për derdhjen e naftës në brigjet e saj

admin

Ministrja e Jashtme gjermane thotë se përmasa e tërmeteve në Turqi ‘nuk mund të shpjegohet me fjalë’ – VIDEO

admin

Mision që s’ndalet!

Hevzi