Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit në Izrael, duke thënë se është një sulm i paprecedent që përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin. Rama thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin e Izraelit dhe ‘mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit’. Kryeministri thekson nevojën urgjente për një armëpushim në Gaza.