Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur tronditës sulmin e djeshëm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Ai e ka konsideruar të papranueshëm aktin e dhunës ndaj gazetarëve, por është shprehur i habitur se pse nuk po reagon Lista Serbe.
Ai ka shkruar se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”. Ka shkruar ai, derisa ka shpërndarë edhe një video që shfaqte sulmet ndaj gazetarëve.