RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmet në veri, policia jep detaje rreth protestave

sulmet-ne-veri,-policia-jep-detaje-rreth-protestave

Gazetarët edhe ekipet e mediave kanë qenë cak i sulmeve nga protestues të dhunshëm serbë gjatë këtyre ditëve.

Në mesin e protestuesve serbë është thënë se kanë qenë edhe disa grupe kriminale, të cilët sulmuan gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë disa detaje lidhur me sulmin e gazetarit që ndodhi ditën e premte.

“Rr. JNA, Leposaviq 02.06.2023 – 17:10. Viktima mashkull kosovar, gazetar i një televizioni, ka raportuar se përderisa ka qenë duke bërë përgatitje për të raportuar lidhur me situatën afër komunës ka vërejtur një person të maskuar të moshës rreth 25-30 vjeçare të veshur me dukës me kapelë dhe një maskë të zezë, i cili ka qenë në drejtim të tij, sipas ankuesit tek i dyshuari ka vrenjtë një pistoletë dhe një thikë. Posa ka vërejtur të dyshuarin menjëherë ka hyrë në veturë dhe është larguar në drejtim të stacionit policor”, njofton Policia.

Policia thekson se në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është hapur si ‘kanosje’ dhe është duke u hetuar.

Gjithashtu, Policia njofton se protesta më e dhunshme ka qenë më 29 maj, ku protestuesit kanë përdorur mjete eksplozive të ndryshme.

“Zveçan 29.05.2023 – 17:00. Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur Policia.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, janë duke vazhduar praninë e tyre në komunat veriore, ndërkaq serbët tash e një javë po mbajnë protesta

Related posts

Erdogan dhe Abbas diskutojnë luftën në Rripin e Gazës

rezart morina

Kinezët myslimanë përleshen me policinë për ta ndaluar prishjen e xhamisë – VIDEO

admin

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

admin