RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

sulmi-me-arme-zjarri-ne-australi,-shkon-ne-16-numri-i-viktimave

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç raportojnë mediat e huaja, 40 persona të tjerë ndodhen ende të shtruar në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Mes viktimave ndodhen edhe një vajzë 12-vjeçare dhe një rabin (udhëheqës fetar hebre), ka bërë të ditur një përfaqësues i komunitetit hebre.

Sulmi ndodhi gjatë një aktiviteti të komunitetit hebre, ku qindra persona ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të Hanukës.

Autoritetet australiane e kanë shpallur ngjarjen zyrtarisht akt terrorist.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi sulmin si “një akt të së keqes, antisemitizmit dhe terrorizmit që ka goditur zemrën e kombit”, duke theksuar se “një sulm ndaj hebrenjve australianë është një sulm ndaj çdo australiani”.

Policia konfirmoi se ka dy autorë të dyshuar: njëri është vrarë gjatë sulmit, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, forcat e rendit kanë bërë të ditur se kanë gjetur dhe neutralizuar mjete shpërthyese në një automjet pranë vendit të ngjarjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit vijojnë. / abcnews

Related posts

“Kemi një luftë në Evropë, bota po përballet me një rrezik të madh”- Alarmi i Sekretarit britanik të Mbrojtjes: Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë krijuar një “bosht të ri kërcënimi”

admin

BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

admin

Spanja vendos të shembë “Hotelin Fantazmë” në Tenerife pas mbi 50 vitesh braktisjeje dhe pesë viktimash

admin