RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmohet me koktej molotov xhamia në Qipron Jugore

sulmohet-me-koktej-molotov-xhamia-ne-qipron-jugore

Një koktej molotov u hodh në një xhami në qytetin Limasol në Administratën Greke të Qipros Jugore, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sulmi gjatë natës kishte në shënjestër Xhaminë Koprülü Hacı İbrahim Ağa, duke dëmtuar derën dhe murin e saj, sipas mediave greke qipriote dhe mediave zyrtare të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Faqja greke qipriote e lajmeve “Philenews” raportoi se një koktej molotov u hodh në ndërtesë, ndërsa transmetuesi “Antenna” pretendoi se në xhami janë hedhur fishekzjarrë, duke shkaktuar dëme të vogla.

Ndërkaq, agjencia TAK e Qipros Veriore raportoi se policia greke qipriote ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e individit ose grupit që kreu sulmin, duke shtuar se incidenti është kapur nga kamerat e sigurisë.

Sipas disa raportimeve, mbishkrimi “Islami i emigrantëve nuk është i mirëpritur” është shkruar me sprej në muret e xhamisë para sulmit.

Presidenti qipriot turk Ersin Tatar dënoi sulmin, për të cilin autoritetet e TRNC-së thanë se është kryer rreth orës 1:10 të mëngjesit me kohën lokale.

“Përballë sulmeve ndaj pasurive tona historike, fetare dhe kulturore, theksoj domosdoshmërinë e nxjerrjes së menjëhershme të autorëve para drejtësisë. Dua të nënvizoj se sulme të tilla të vjetruara përbëjnë një kërcënim për gjithë njerëzimin dhe minojnë paqen botërore”, ka thënë Tatar në një deklaratë.

Kryeministri Ünal Üstel gjithashtu dënoi sulmin, duke e quajtur atë “sulm kundër vëllezërve dhe motrave tona muslimane që jetojnë në Qipron Jugore dhe në përgjithësi kundër gjithë botës islame”.

Related posts

Zelenskyy u kërkon partnerëve perëndimorë të përshpejtojnë dërgesat e ar’mëve

admin

FOTO/ Me një copë druri të copëtuar për t’u mbështetur dhe një palë pantofla, kjo është 98-vjeçarja që eci rreth 10 km për të ikur nga trupat ruse

admin

Kina dhe vendet arabe dë’nojnë ShBA-në për veton ndaj shtetit palestinez

RTI