RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohet një polic në veri

sulmohet-nje-polic-ne-veri

Një polic është sulmuar në fshatin Suhadoll të Mitrovicës së Veriut sot në mesditë.

Në përpjekje për ta ndaluar të një veturë në të cilën dyshohej se kishte narkotikë, i dyshuari e ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë dhe veturën e policisë.

Kurse, meqenëse zyrtarëve policorë i është rrezikuar seriozisht jeta dhe për ta vënë situatën nën kontroll, ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit.

Kështu bëri të ditur më herët për lajmi.net Veton Elshani, zv.drejtor për rajonin e veriut

Policia përmes një komunikate ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën dhe ka ikur. Ai vazhdon të mbetet në arrati.

Kurse në veturë gjatë kontrollës është gjetur substancë narkotike e tipit marihuanë.

“Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndërmirren veprime për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar

Related posts

Moldavët kundërshtojnë rritjen e çmimit të gazit, kërkojnë rrëzimin e qeverisë

admin

Sivjet ekonomia sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore

admin

Zelenskyy arrin në Holandë, takohet me kryeministrin Rutte

admin