RTV AHIRETI
Lajme

Sulmohet një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në veri

sulmohet-nje-shtepi-e-ndertuar-nga-qeveria-ne-veri

Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në lagjen Bergjani në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe fotografi të shtëpisë së dëmtuar.

Ai njofton se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar dhe se nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, Krasniqi thotë se qeveria e dënon fuqishëm këtë akt i cili nuk është i pari, dhe se as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Ky sulm është nxitje e mosdurueshmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, shkruan ndër të tjera ministri Krasniqi.

Postimi i plotë më poshtë:

The post Sulmohet një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në veri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

rezart morina

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

rezart morina

Putin ofron armëpushim me kushte në Ukrainë. Kievi e refuzon, Zelensky: Është ultimatum, ajo që kërkon presidenti rus …

admin