RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohet objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik

sulmohet-objekti-i-stacionit-policor-per-mbikeqyrje-kufitare-ne-jasenovik

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime.

Related posts

Danubi në Serbi në nivel kritik, mbetjet naziste dalin në sipërfaqe dhe rrezikohet furnizimi me rrymë

Kushtrim Guraj

Gazetari izraelit përballet me kërcënime pas raportimit për keqtrajtimin e një të burgosuri palestinez

Muhamet Ramadani

Ush’tria meksikane përforcon sigurinë në shtetin Sinaloa pas arrestimit të liderëve të kartelit në SHBA

admin