RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Superpuna” e zgjeron grupmoshën e ndërmjetësimit të të punësuarve deri 29 vjeç

“superpuna”-e-zgjeron-grupmoshen-e-ndermjetesimit-te-te-punesuarve-deri-29-vjec

Platforma e ndërmjetësimit të të rinjve me biznese “Superpuna” nga tash do të vazhdoj ndërmjetësimin e të rinjve të grupmoshave 18 deri në 29 vjeç, raporton teve1.info

Përmes një konference për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se është zgjatur grupmosha e përfituesve nga kjo platformë pasi sipas tij ka pas shumë sukses me grupmoshat e deritashme që kanë qenë 18-25 vjeç.

“67 për qind e të punësuarve të ndërmjetësuar përmes Superpunës kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës. Plartofrma “Superpuna” ka ndikuar edhe që të rinjtë të dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe të lidhin kontrata të rregullta të punësimit. Duke marrë parasysh ndikimin që platforma Superpuna ka pasur tek të rinjtë e grupmoshave 18-25 vjet, kemi vendosur t’i zgjerojmë grupmoshat nga 18-25 vjet, të ndërmjetësohen nga 18 deri në 29 vjet”, tha Kurti.

Related posts

OKB: Derisa lufta në Gaza intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re

admin6

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, liderët botërorë të tronditur: Lajm i tmerrshëm

admin

OKB: Duhet të mbrojmë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

admin