RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Supertajfuni Bavi godet ishujt amerikanë në Paqësor, paralajmërohen dëme katastrofike

supertajfuni-bavi-godet-ishujt-amerikane-ne-paqesor,-paralajmerohen-deme-katastrofike

Supertajfuni Bavi ka prekur ishujt amerikanë të Guam dhe Ishujt Veriorë Mariana, duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 290 km/h dhe shpërthime që arrijnë në 350 km/h.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka paralajmëruar se stuhia është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike, ndërsa dallgët pritet të arrijnë deri në 11 metra lartësi.

Ishulli Rota është goditur drejtpërdrejt nga tajfuni, ndërsa autoritetet lokale kanë raportuar dëme të mëdha. Në ishullin Saipan janë regjistruar erëra mbi 161 km/h, ndërsa shumë banorë vazhdojnë të jenë pa energji elektrike që nga supertajfuni Sinlaku, i cili goditi rajonin në prill.

Në Guam janë hapur pesë qendra evakuimi për banorët, por njëra prej tyre ka arritur tashmë kapacitetin maksimal. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të strehohen dhe të shmangin daljet jashtë deri në kalimin e stuhisë. /mesazhi

Related posts

Izraeli godet mbi 30 objektiva në Iran në valën e re të sulmeve ajrore

Kushtrim Guraj

Kriza në Lindjen e Mesme, Papa Françesku: Lufta është krim kundër njerëzimit

Muhamet Ramadani

Macron takon rivalët partiakë pas humbjes së shumicës

admin