Do ju prezantojmë një ushqim që është një aleat shumë i mirë për humbjen e peshës dhe mbi të gjitha i bën mirë trupit tonë, sidomos pasi mbushim 50 vjeç. Bëhet fjalë për lakrën turshi, që ka një shije dhe aromë të veçantë.
VETITË E LAKRËS TURSHI
– Ky ushqim përmirëson tretjen dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të tilla si kapsllëku ose fryrja e barkut.
– Gjithashtu, lakra turshi forcon sistemin imunitar si dhe ndihmon për të humbur peshë kur plotësohet me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike.
– Sipas dietologëve, ky ushqim përmban veti antikancerogjene pasi ka përbërës që janë studiuar për këtë lloj vetish, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar ndikimin te njerëzit.
ÇFARË PËRFITIMESH KANË FEMRAT NGA KY USHQIM?
Për shkak të situatave hormonale të femrave, veçanërisht pas të pesëdhjetave, lakra turshi ka një efekt të mirë pasi në gjendje të tilla si menopauza trupi dhe sistemi i tij imunitar priren të dobësohen për shkak të rënies së nivelit të estrogjenit.
– Ekuilibri i hormoneve
– Mbështetje për shëndetin vaginal
– Parandalimi i infeksioneve urinare si një efekt mbrojtës.