Dëshmitë e reja sugjerojnë se marrja e suplementeve të vitaminës B mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga goditja në tru. Hulumtimi është botuar në numrin e datës 18 shtator 2013 të “Neurology” online, revistë kjo mjekësore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
“Studimet e mëparshme kanë pasur gjetje kontradiktore lidhur me përdorimin e suplementeve të vitaminës B dhe goditjes në tru apo sulmit në zemër,” tha autori Xu Yuming, nga universiteti Zhengzhou në Zhengzhou të Kinë. “Disa studime madje kanë sugjeruar se suplementet mund ta rrisin rrezikun prej këtyre sëmundjeve.
Për hulumtimin, shkencëtarët analizuan 14 testime klinike të rastësishme me një total prej 54,913 pjesëmarrësve. Të gjitha studimet e krahasuan përdorimin e vitaminës B me një placebo ose një dozë shumë të ulët të vitaminës B. Pjesëmarrësit më pas u përcollën për minimum gjashtë muaj. Gjithsejt, ishin 2,471 goditje në tru gjatë studimeve, dhe të gjitha treguan për ndonjë dobi nga marrja e vitaminës B.
Vitamina B uli rrezikun e goditjes në tru në studime, në përgjithësi për shtatë për qind. Megjithatë, marrja e suplementeve si duket nuk ndikoi në intensitetin e goditjeve apo rrezikun prej vdekjes nga goditja.
Acidi folik, një formë suplementare e folateve (vitamina B9), i cili gjendet zakonisht në drithëra të fortifikuara, dukej se e zvogëlon efektin e vitaminës B. Kërkuesit nuk gjetën ndonjë reduktim të rrezikut nga goditja në tru për vitaminën B12.
“Bazuar në rezultatet tona, aftësia e vitaminës B për ta reduktuar rrezikun nga goditja në tru mund të ndikohet nga një sërë faktorësh të tjerë si norma absorbuese e trupit, sasia e acidit folik ose përqendrimit të vitaminës B12 në gjak, dhe nëse personi vuan nga sëmundjet e veshkave apo shtypja e lartë e gjakut,” tha Yuming. “Para se të filloni të merrni suplemente, gjithmonë duhet të bisedoni me mjekun tuaj.”