Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Policia ka suspenduar tre zyrtarë policorë në Drenas, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Këtë e ka bërë të ditur Arbër Beka, nga IPK-ja, i cili ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar.
“Rekomandimi i ynë është përfillur dhe tashmë këta zyrtarë janë suspenduar. Natyrisht që rekomandimi për suspendim është bërë në interes të hetimit. Tani pritet dhe shume veprime konkrete të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së. Duke e përfshirë marrjen e deklaratave të dëshmitarëve okularë, mandej IPK-së u janë ofruar disa video materiale të cilat do të analizohen në detaje dhe për të gjitha këto do të kontaktohet prokurori kompetent”, ka thënë Beka