RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Asnjë kriminel nuk është më i fuqishëm se shteti, prandaj do të sillen para drejtësisë

svecla:-asnje-kriminel-nuk-eshte-me-i-fuqishem-se-shteti,-prandaj-do-te-sillen-para-drejtesise

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se asnjë kriminel nuk është më i fuqishëm se shteti dhe institucionet e Kosovës, andaj shtoi se çdokush që e shkel ligjin do të përballet me pasoja, raporton teve1.info

Në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Sveçla tha se bënë thirrje urgjente për lirimin e tre zyrtarëve policor nga rrëmbimi i Serbisë.

“Bëjmë thirrje urgjente për lirimin zyrtarëve të Kosovës dhe kthimin e tyre pranë familjeve me të cilat bashkëndjejmë. Nuk do të ndalemi e s’do të zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë në vend. Në kërkim të rendit e ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, të veprojmë sipas ligjit dhe principeve të demokracisë. Çdokush që e shkel ligjin do të përballet me pasoja. Asnjë nga këta kriminel nuk është më i fuqishëm se shteti, më i fuqishëm se institucionet e Kosovës, prandaj do të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla.

Related posts

Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovcië

admin

OBSH: Nevojiten më shumë sekuenca gjenomike për të vlerësuar variantet e reja të Covid-19

admin

Në Prishtinë arrin grupi i parë i haxhive

admin