RTV AHIRETI
Lajme

Sveçla: Hedhja e granatës në veri nuk e zmbraps drejtësinë

svecla:-hedhja-e-granates-ne-veri-nuk-e-zmbraps-drejtesine

Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund, ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë, shkruan në Facebook ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në sqarimin rreth incidentit të fundit në veri të Kosovës, ministri Sveçla tha se nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

“Të njëjtët dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve”, thotë Sveçla.

Sipas tij, inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish-ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës. Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”, ka thënë ai.

Related posts

BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel

RTI

Zgjedhjet, Gjermania me pjesëmarrje rekord në votime! Ja si ndryshuan shifrat gjatë viteve

admin

Matja përmes satelitit e çlirimit të metanit dhe ngrohja globale

admin