Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës, pas zbulimit të një sasie droge në vlerës 250 mijë euro.
Sveçla në Facebook ka shkruar se krimit dhe ilegalitetit i kanë shpallë luftë, në veri e në jug.
Sveçla për aksionin ka thënë se suksesi i Policisë tregon se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët e krimin.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro. Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti”, ka shkruar Sveçla.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës në një veturë me targa të Koracisë të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës, në Merdare në dalje të Kosovës, janë gjetur 20 pako me heroinë