RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski pret në takim kryeministrin kroat

maqedoni-e-veriut,-presidenti-pendarovski-pret-ne-takim-kryeministrin-kroat

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga zyra e presidentit Pendarovski, bashkëbiseduesit në takim kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për situatën aktuale në Evropë.

Pendarovski e njoftoi kryeministrin kroat me zhvillimet në lidhje me integrimet evropiane të vendit dhe u shpreh i kënaqur me rrjedhën aktuale të procesit të skriningut.

“Në këtë drejtim, presidenti theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer i institucioneve maqedonase dhe kroate kontribuon dukshëm në shfrytëzimin e përvojës kroate në procesin e përgatitjeve për negociatat për anëtarësim”, thuhet në njoftim.

Pendarovski gjithashtu falënderoi Kroacinë për mbështetjen e përgjithshme të saj ndaj aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, Plenkoviq u prit në takim edhe nga homologu i tij, Dimitar Kovaçevski, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Related posts

Presidenti libanez do të takohet me Trumpin më 21 korrik për të diskutuar bisedimet me Izraelin

Muhamet Ramadani

“S’mund të qëndroja anash kur populli im masakrohej”, Thaçi në Hagë: Jam krenar, nuk pendohem asnjëherë!

admin

Gjendet sasi e narkotikëve në rrobat e një të burgosuri

admin