RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla merr masa pas aksidenteve me fatalitet

svecla-merr-masa-pas-aksidenteve-me-fatalitet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ka ndërmarrë masa ndaj policëve pas aksidentit të së shtunës në Prizren ku humbën jetën tre të rinj, raporton teve1.info

Ministri Sveçla tha se bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i ka diskutuar masat që duhet ndërmarrë në raport me organizmin e garave të jashtëligjshme automobilistike dhe masat që i ka ndërmarrë drejtori lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policor në trajtimin me prioritet të këtyre garave.

Sveçla tha se si fillim ka nis hetimi disiplinor për përgjegjësi menaxheriale dhe është bërë lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut.

“Masat e ndërmarra deri tani: Inicimi i hetimeve disiplinore për përgjegjësi menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut, plani i ri operativ për siguri në trafikun rrugor”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla tha se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës edhe rritjen e numrit të radarëve për matje të shpejtësisë së veturave dhe vendosjen e kamerave statike nëpër autostrada dhe rrugë magjistrale.

Ai i ka bërë apel edhe gjykatave dhe Prokurorisë për masa më të rrepta ndaj shkelësve të ligjit.

“Çështja që më së shumti na ka prekë është vdekja e tre të rinjve në Prizren dhe mbrëmë po ashtu në Podujevë. Mbrëmjen e të shtunës të gjithë jemi njoftuar për një aksident derisa po mbaheshin gara të jashtëligjshme në Autostradën me ç’rast familjet Deliaj, Syla dhe Lipa humbën më të dashurit e tyre. Bashkë me drejtorin kemi diskutuar për masat që duhet të ndërmerren sidomos nga Policia e Kosovës në raport me organizimet e garave automobilistike të jashtëligjshme. Masat që ka ndërmarrë drejtori i Përgjithshëm lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policor në trajtimin me prioritet të organizimeve të garave të jashtëligjshme dhe veprimeve që do të ndërmarrë me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik”, tha Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Komisioni Parlamentar për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës i kanë finalizuar amendamentet për plotësim ndryshimin e ligjit për rregullat e trafikut rrugor ku parashihet ashpërsim i masave ndëshkuese, dyfishim i vlerave monetare, afateve kohore të patentë-shoferëve dhe dyfishim të pikëve në patentë-shoferë.

Related posts

SHBA përshëndet përpjekjet e Turqisë për të bindur Rusinë që t’i kthehet marrëveshjes së drithërave

rezart morina

Binjakëzohen Skenderaj e Vukovari, komunat me histori të përgjakshme nga luftërat që shkaktoi Serbia

admin

Izraeli ua rrafshon palestinezëve shtëpitë në Jerusalem

admin