RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla mohon se është sulmuar në Liqenin e Ujmanit

svecla-mohon-se-eshte-sulmuar-ne-liqenin-e-ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kundërshtuar deklaratat e ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, i cili në një paraqitje televizive ka deklaruar se është sulmuar në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla ka thënë se nuk është aspak e vërtetë dhe e gjitha kjo sipas tij është fabrikim.

Ai ka thënë se ka qenë në Ujman me barkë, të shtunën së bashku me kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, ku tha se ka qenë vizitë produktive.

“Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore. Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje”, ka shkruar Sveçla.

Related posts

Dy vetura të serbëve të Kosovës me targa RKS u dogjën në Zubin-Potok të mërkurën

admin

Nisi si “operacion ushtarak”, Rusia pranon pas dy vitesh se është në luftë me Ukrainën

admin

Kurti nesër udhëton për në Paris: Ndoshta takohem edhe me Presidentin e Serbisë

admin