RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nesër udhëton për në Paris: Ndoshta takohem edhe me Presidentin e Serbisë

kurti-neser-udheton-per-ne-paris:-ndoshta-takohem-edhe-me-presidentin-e-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nesër do të udhëtojë për në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kurti ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Francë me gruan e tij, Ritën, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Përveç punimeve dhe darkës përgjë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është i ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, ka bërë të ditur Kurti.

Ai ka thënë se është i gatshëm për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka deklaruar Kurti.

Related posts

Rusia nuk kundërshton një tjetër zgjatje të marrëveshjes së drithërave, por vetëm për “60 ditë”

Muhamet Ramadani

Trump takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me rëndësi të lartë

Irfan Jahiu

Ç’ndodhi në Qendrën Islame në San Diegos me tre persona të vrarë?

RTI