RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla takoi policët në Mitrovicë: Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me përkushtim të plotë

svecla-takoi-policet-ne-mitrovice:-do-te-vazhdojme-punen-e-angazhimin-tone-me-perkushtim-te-plote

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ndërrimin e motmotit e ka pritur në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me ministrin Liburn Aliu.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhën në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri, ndërsa vazhduan vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, Koshtovë dhe Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinjë.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë. Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla.

Related posts

Rreth 260 mijë armë ilegale në Kosovë

Muhamet Ramadani

Franca thirrje Izraelit t’i heqë pengesat ndaj ndihmave në Gaza dhe mbrojtjen e personelit të OKB-së

RTI

“Spastrim etnik i moderuar”, nënkryetari i Komunës së Preshevës: Pasivizmi i adresave vazhdon! Feja mban gjallë shqiptarizmin

admin