RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Veriu i qetë, s’ka tendencë për eskalim

svecla:-veriu-i-qete,-s’ka-tendence-per-eskalim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se situata në veri është e qetë dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa incidente. Ai deklaroi për RTK-në të dielën se këto zgjedhje janë më ndryshe në aspektin e sigurisë pasi Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë më të angazhuara.

“Realisht kemi një situatë të qetë që do të thotë se për dallim nga më herët, ka mungesë të incidenteve. Jemi dëshmitarë të bojkotit nga ana e Listës Serbe dhe të presionit të ditëve të fundit që iu janë bërë qytetarëve të etnisë serbe që të mos dalin në zgjedhje. Sot nuk vërehet tendencë për eskalim të situatës”, deklaroi Sveçla.

Sipas ministrit, institucionet janë duke punuar me kapacitete maksimale për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa shtoi se Qeveria është më e vendosur se kurrë që veriun “ta bëjmë pjesë të zakonshme si të gjithat në Republikën e Kosovës”.

“Padyshim se ky është proces, por jemi në rrugë jashtëzakonisht të mbarë që këtë edhe ta bëjmë, e dikujt, sidomos Listës Serbe dhe Beogradit kjo s’i leverdisë, e është në kundërshtim ne planet e tyre pasi ata me çdo mjet mundohen ta kundërshtojnë këtë”, shtoi Sveçla.

Sveçla ka shtuar se pret që numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, të rritet gjatë ditës, ndonëse ka theksuar se është i vetëdijshëm që si rezultat i presioneve të jashtëzakonshme, jo të gjithë qytetarët do ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve që Lista Sërpska dhe Beogradi kanë bërë, edhe ndërkombëtarët kanë njoftuar se këto zgjedhje janë legale. Qytetarët e kësaj zone kanë qenë subjekt i shantazheve, i kërcënimeve, maltretimeve, arrestimeve edhe vrasjeve, patjetër që kjo ka pasur ndikim në guximin e qytetarëve që t’iu kundërvihen veprimeve kriminale. Lista Sërpska dhe Beogradi në vazhdimësi kanë shtyrë agjendat e tyre duke kërcënuar qoftë institucionet e Kosovës, qoftë qytetarët e kësaj zone”, ka thënë ai.

Sipas ministrit të Brendshëm, këto zgjedhje janë mjet i neutralizimit të shantazheve që ndodhin nga Lista Serbe dhe nga Beogradi.

“Ne në vazhdimësi duhet të punojmë që të gjitha këto mekanizmat e shantazheve kriminale të Beogradit, t’i neutralizojmë, edhe këto zgjedhje janë mjet i neutralizimit të shantazheve. Nuk mund Kosova të jetë peng i kontrabandistëve, i Listës Sërpska me anëtarë të së cilës janë të kërkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”, ka thënë ai.

Related posts

Me avion charter! Nis dëbimi i shqiptarëve të mbërritur me gomone në Angli

admin

Gjermania po përballet me rrezikun e furnizimit me gaz gjatë dimrit

rezart morina

Peshkaqenët testohen për drogë dhe rezultojnë pozitivë, zbulohen nivele të larta kokaine në trupin e tyre! Ja arsyeja e fenomenit

admin